spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Haradinaj godet rëndë kryeministrin: Kurti është arsyeja pse ka ndodhur sulmi në Banjskë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka goditur rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është arsyeja kryesore se pse Serbia është trimëruar dhe ka ndodhur sulmi në Banjskë.

“Arsyet pse është trimëruar Serbia, duke goditur, ashtu siç ka goditur në Banjskë, ka të bëjë me gabimet e Kurtit. Kurti ua ka krijuar terrenin me gabimet e veta, që ata edhe të shpresojnë që nuk do ndëshkohen”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së ka thënë se serbët do të inkurajohen sërish për sulme, nëse kryeministri Kurti vazhdon me sjellje të ngjajshme.

 “Nuk mbahet siguria vetëm nga puna e ditore, është komplekse. Nëse, Serbia e dinë që ne i kemi marrëdhëniet shumë të fuqishme me Amerikën, nuk guxon as ëndërr ta sheh Kosovën, por ata i shfrytëzojnë dobësitë tona me na goditë. Kjo i bie, që nëse Kurti vazhdon kështu, ata prap kanë me u inkuraju”, potencoi Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit