Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, gjatë fjalës së tij të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, ku prezent ishin edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Haradinaj, ka thënë se çdo veprim i kryeministrit Albin Kurti, është në agjenden e Serbisë dhe Rusisë.
”Çdo veprim i Albin Kurtit është në agjendën e Serbisë dhe Rusisë’‘ tha Haradinaj.
Po ashtu Haradinaj, ka thënë se Kurti ka shkuar aq larg sa sekretarin amerikan të shtetit e ka quajtur naiv.