Sunday, May 11, 2025
spot_img

Haradinaj flet për Limajn: Ai është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin – më 4 prill janë takuar e kanë qëndruar në këtë lokal

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për liderin e NISMA’s, Fatmir Limaj të cilin edhe kanë qenë së bashku në koalicion për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai tha se Limaj i dha një ‘goditje’ mundësisë së një qeverie të opozitës.

I pyetur se Limaj nuk tha asnjëherë që s’është për një opsion të opozitës, Haradinaj tha se ‘Shihja veprat e jo fjalët’.

“Ai(Limaj) është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin, kanë ndodhur disa takime. Takimin më zyrtar e kanë pasur më 4 prill, të kafiteria BAHO në katin e dytë, kanë qëndru kogja gjatë të dy. Ne kemi qëndrim të qartë, nuk do të luajmë me dy karta. Ne jemi përcaktu për qeverinë e opozitës, do t’i mbesim besnik kësaj rruge”, tha Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit