spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Haradinaj e quan Kurtin bashkëpunëtor të Serbisë/ Vjen reagimi nga Vetëvendosje, ja çka i kujtojnë (VIDEO)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeminsitrin Albin Kurti se është i lidhur me Serbinë.

“Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa!”, shkroi Haradinaj.

Ndaj kësaj akuze ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Ai ia ka kujtuar Haradinajt kohën kur bashkëpunonte me Listën Serbe, madje edhe i falënderonte ata.

Postimi i plotë:

Ramushi paska përsëritur edhe sot një akuzë të rëndë ndaj kryeministri Kurti. Po e quan bashkëpunëtor të Serbisë kryeministrin e Kosovës.

E mua m’u kujtua një kohë kur kryeministri i Kosovës bashkëpunonte fort mirë me bashkëpunëtorët e Serbisë. Madje i falënderonte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit