spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Hapja e Urës së Ibrit, cili ishte efekti i vizitës së shefit të CIA-s?

Ajo çka ishte temë kryesore javën e kaluar, këtë javë ka mbetur pak nën hije.

Kompania që kreu vlerësimet mbi urën e Ibrit ende nuk ka dhënë raportin final, e lidhur me këtë nuk dhanë ndonjë sqarim as nga ministria e Infrastrukturës, e as nga Qeveria Kosovës këtë të hënë.

Por, në Mitrovicën Veriore thuajse të gjithë janë njëzëri që kjo urë të hapet.

Madje kërkojnë nga ndërkombëtarët, që ose të hapin urën ose të sqarojnë pse nuk po lejojnë një gjë të tillë.

Nexhat Ugljanin, kryesues i Kuvendit Komunal në M.V  deklaroi se “Nuk kemi sqarim, nuk ka as përgjigje kur i pyesim, pse janë kundër lëvizjes së veturave, sepse me hapjen e saj lirohet rruga, lëvizja e lirë është fryma demokratike europiane, por që kur i pyesim nuk kanë përgjigje konkrete”.

Ngjashëm, mendon edhe asamblisti tjetër nga radhët e iniciativës qytetare “Mitrovica”, Skënder Sadiku, veçse ky prapë insiston që gjithçka të veprohet në koordinim me ta.

Skënder Sadiku, Iniciativa qytetare “Mitrovica” tha “Vonë është hapja e urës, është dashtë edhe të mos jetë temë fare tash, është bërë matja se sa mund të duroj kjo urë, po askush nuk ka ba matje sa mund të durojnë njerëzit.”

Kurse edhe qytetarët e Mitrovicës Veriore, thonë se janë ndërkombëtarët ata që kanë ndërprerë këtë proces.

Nysret Krasniqi, qytetar tha se ” Hapja e urës është e nevojshme, se urat lidhin çdo popull, por ndërkombëtarët janë kundër, kanë dal pengesë, edhe pa vendos ata nuk mundët kërkush me hap”.

Zymber Ismajli, qytetar deklaroi se “Kjo nuk është dashtë me u mshel hiç I vjen vakti edhe hjeket, se këto ndërkombëtarët i majnë nuk i mbajnë as serbët, ndërkombëtarët për interesa të veta politike, qetash ata me dashtë me i hjek i hjekin edhe kerkush zo nuk bon hiç, hiç”.

Për planet e Qeverisë në hapjen e urës ose veprimet e tyre tutje, nuk janë përgjigjur sot për Dukagjinin.

Javën e kaluar kur ishte në SHBA e para vizitës së shefit të CIA-s në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti tha se ‘nuk do t’i befasojnë ndërkombëtarët por as nuk mund të presin pafundësisht’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit