spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Hapja e Urës së Ibrit “çështje ditësh”, KFOR vazhdon kundërshtimin

Një ditë pasi Ministria e Infrastrukturës doli me raport preliminar që ura e Ibrit teknikisht është e gatshme për qarkullim, në terren janë parë lëvizje më të shpeshta.

Automjete të KFOR-it, EULEX-it e atyre të përhershmëve karabinierëve italianë.

Gjithsesi, janë qytetarët nga jugu që besojnë që ajo urë duhet të hapet.

“Urat janë bashkim, nuk janë largim, nuk janë urrejtje. Krejt urat në bote duhet me u bashku e me pas komunikim, e me pas komunikim mes vete”, ka thënë Bislim Imeri – Qytetar.

Ndërkaq, një shqiptar që jeton në pjesën veriore po thotë se edhe fqinjët e tij serb nuk e kanë problem hapjen e saj.

“Kur kam biseduar me ta, ata më kanë thanë që neve nuk na pengon hapja e saj se në njëfar forme është çështje banale të diskutohet a duhet të hapet ura apo jo sepse nuk është ura e vetme që I bashkon shqiptarët e serbët dhe ata e presin se janë të lodhur nga politika dhe të ketë zhvillim në këtë drejtim e të ecin përpara”, është shprehur qytetari nga Mitrovica e Veriut, Ibrahim Deliu.

Ndërkohë, mbrëmjen e së martës një takim i paparalajmëruar ndodhi ndërmjet Komandantit të KFOR-it, Ozgan Ulutash e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ky mision paqeruajtës mesa duket nuk ka arritur të bindet për të ndryshuar qëndrimet për urën dhe në një përgjigje për Dukagjinin rikonfirmuan gatishmërinë e tyre që të veprojnë ndaj çfarëdo zhvillimi.

“Rikonfirmojmë se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Në vesh të shurdhër po shkojnë këto deklarata tek udhëheqësit e Kosovës, pasi zv.kryeministri dhe kryenegociatori Besnik Bislimi shkroi se ata kanë kryer edhe veprime që u janë kërkuar po nga ndërmjetësuesit evropian dhe nuk ka arsye që ura të mos hapet.

“Në vizitën e fundit të emisarit Lajçak në Kosovë më 19 qershor, gjatë takimit që e patëm, mbi urën e Ibrit ai deklaroi se nëse Kosova nuk preferon ta diskutojë përsëri këtë çështje në Bruksel, rekomandimi i tij ishte që diskutime të brendshme me serbët lokal në veri të zhvillohen, për të adresuar implikimet e mundshme të sigurisë dhe shqetësimet e tyre lidhur me çështjen. Ndërkohë, një partner i QUINT-it, shtoi kërkesën për inspektime teknike. Ne i kemi ndjekur të dyja këto rekomandime. Tani BE-ja po kërcënon Kosovën, në rast se ajo zbaton vetë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe rekomandimet shtesë”.

Një datë nga ana e Qeverisë se kur do të nis qarkullimi i automjeteve mbi urë nuk ka derisa për këtë foli edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, që tha se kur të ketë një datë do të informohet publiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit