spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Hapet sërish afati për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpive

Platforma për aplikim për subvencionim të izolimit të shtëpive është hapur edhe për 24 orë për qytetarët që i kanë raportet e auditimit, por nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të mbylljes së parakohshme të thirrjes.

Bordi i Drejtorëve të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka aprovuar vendimin për hapje të platformës për aplikim në 24 orët e ardhshme.

Këto aplikime do të vendosen në listë të pritjes dhe do të shqyrtohen sipas parimit “aplikuesi i parë merr shërbimin i pari”, varësisht nga buxheti që do të mbetet në dispozicion.

“Pra, nuk garantohet trajtimi i të gjitha aplikimeve”, thuhet në njoftimin e Fondit.

Aplikimi hapet në orën 15:00 të enjten dhe mbyllet një ditë më pas, e shtunë në orën 14:59.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit