Friday, July 25, 2025
spot_img

Hapet pika e katërt e Postës së Kosovës në Leposaviq

Në qendër të qytetit të Leposaviqit, sot është hapur pika e katërt e Postës së Kosovës, në objektin që tashmë është rikthyer nën menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje publike.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Komunës së Leposaviqit.

Përmes një njoftimi, Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se operatorët e palicencuar që kishin funksionuar më herët janë mbyllur dhe tani shërbimet postare do të ofrohen nga Posta e Kosovës.

“Ata operatorët e pa licencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës ku përveç dërgesave të zakonshme të postës mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit. Ky është një lajm i mirë edhe për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës”, deklaroi kryeministri Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit