spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Hamza: 28 Nëntori është festë e trefishtë në Kosovë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit.

Ai ka bërë me dije se kjo datë është festë e trefishtë në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se në këtë ditë duhet kujtuar të gjitha ata që sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve.

“Në këtë ditë të rrënjosur në vetëdijen kombëtare e historike të popullit tonë, i kujtojmë Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, kryengritësin e madh shqiptar nga Mitrovica, i cili i jep edhe më shumë kuptim 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. E kujtojmë komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, që me e nder, heroizëm e sakrificë të pashembullt dhanë jetën e tyre për t’i dhënë jetë lirisë sonë. Daljen e parë publike të UÇK-së, luftën heroike të djemve dhe vajzave tona, ish-krerët e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë – i kujtojmë dhe nderojmë. Atdhedashuria e tyre, idealizmi i tyre, na frymëzon në rrugën tonë! Nderime për ata që dhanë gjithçka për ta bërë Shqipërinë. Nderime për ata që dhanë gjithçka për ta bërë edhe Kosovën. 28 Nëntori është festë e trefishtë në Kosovë. Gëzuar!”, ka shkruar Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit