Hamasi ka dhënë emrat e katër pengjeve që do të lirohen të shtunën sipas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës.
Thuhet se ato janë ushtaret, Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag, shkruan BBC.
Ato do të lirohen në këmbim të 180 të burgosurve palestinezë të mbajtur në Izrael.
Ky do të jetë shkëmbimi i dytë i tillë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të dielën e kaluar. Tre pengje dhe 90 të burgosur u liruan në shkëmbimin e parë.