Gazetari Milaim Zeka në Politiko tregoi bisedën telefonike me Milan Radoiçiqin, një prej personave të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës u ngriti aktakuzë.
“Në një restaurant në Tifani, në tavolinë me disa miqë po vjen Fatmir Sheholli me telefon në dorë. Më tha qe se njëri do të flas me ty. E mora telefonin dhe thash urdhëroni në shqip. Më tha unë jam Radoiçiqi, tha hallall të qoftë se vetëm ti më ke quajtur kriminel nga faltorja e parlamentit. Shqip më ka thënë”, bëri të ditur Zeka.
“ I thash unë të kam thënë kriminel dhe të them prap kriminel edhe kriminel je, por më kriminel se ti janë ata që kanë bashkëpunuar me ty”, shtoi tutje Zeka.