spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Haliti tregon nëse ka ardhur propozimi që Bedri Hamza të garojë për kryeministër nga Haga

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka treguar nëse propozimi që Bedri Hamza të garojë për kryeministër ka ardhur nga Haga.

Haliti tha se vendimi është marrë në kryesi, ku aty anëtarët kanë qenë dakord, por potencoi që edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë duke u gjykuar në Hagë kanë qenë dakord është e mirëseardhur.

“Vendimi është marrë në kryesi, është propozuar në Këshill Drejtues dhe është votuar në Këshillin Drejtues, tani në qoftë se dhe të tjerët edhe ata që janë në Hagë janë dakord është edhe më mirë. Bedriu është kandidat për kryeministër i PDK-së në qoftë se e ka propozuar dikush unë nuk e di për vete. Nuk e di që ka qenë propozim i dikujt në Hagë, por e di që Bedriu është njëri me integritet, është njeri me përvojë është një njëri që i garanton Kosovës një qeverisje të mirë”, tha Haliti.

Haliti tha se me Bedriun kryeministër, Kosova do të ketë një qeverisje më të mirë.

“Bedriu nuk ka zbritur me parashutë në politikë dhe në administrim qeverisës, fati i madh i Bedriut është që ai gjithmonë ka qenë pjesë e organeve kryesisht financiare që kanë pasur të bëjnë me Kosovën”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit