spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Haki Shatri: Deklaratat e Kurtit për luftë me Serbinë kanë trembur investitorët e huaj

Haki Shatri, ish ministër i Financave, ka shprehur dyshime të ngjashme duke theksuar se raporti i Kurtit  nuk korrespondon me realitetin e investimeve të huaja në Kosovë.

Ai ka theksuar se investimet e huaja kanë rënë për rreth 100 milionë euro dhe se deklaratat e qeverisë për mundësinë e një konflikti të mundshëm me Serbinë kanë kontribuar në frikësimin e investitorëve dhe tërheqjen e tyre nga Kosova.

Shatri e ka konsideruar zhvillimin ekonomik nën qeverisjen e Kurtit si më të ulët se ndonjëherë tjetër dhe ka theksuar se Kosova ka pasur  një normë të ulët rritjeje prej vetëm 3.2% për vitin 2023.

“Investimet e huaja vitin e kaluar kanë rënë për rreth 100 milionë euro dhe puna e tërheqjes së investimeve të huaja është përkeqësuar pikërisht nga qëndrimi i kryeministrit dhe i ministrave të tjerë, i kreut të shtetit tonë duke deklaruar se do të  kemi luftë,  se Serbia po përgatitet të sulmojë Kosovën e deklarata të tjera të cila  kanë dekurajuar investitorët e huaj dhe janë tërhequr nga Kosova , bile ka raste edhe ata që kanë filluar të investojnë në Kosovë janë tërhequr kanë shkuar kah Maqedonia dhe vendet e tjera

Zhvillimi ekonomik në mandatin e kryeministrit Kurti  është me i ulëti në periudhën pas shpalljes së pavarësisë e këtej ku në 2023 ka qenë norma e shtimit vetëm 3.2%”potencoi Shatri. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit