spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Hajnat ia vjedhin BMW-në mërgimtarit nga oborri i shtëpisë në Suharekë, kërkon ndihmë në Polici

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre.

Të tilla raste janë shumë të shpeshta dhe ndodhin shpesh edhe në parkingje publike.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Buzhalë të Suharekës, ku hajnat kanë arritur që të vjedhin një automjet nga oborri i një shtëpie dhe janë larguar pa lënë ndonjë gjurmë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin në Polici e ka denoncuar një i ri, i cili ka deklaruar se i është vjedhur vetura BMW me targa gjermane.

Sipas dëshmisë së tij, vlera e veturës së vjedhur kap shifrën e 25,000 eurove.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohet rasti si “Vjedhje e rëndë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit