spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e familjes Bislimi në Hajvali: ‘Avullojnë’ para, stoli e pajisje, dëmi rreth 30 mijë €

Siguria në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa e shtëpi. Një rast i rëndë i vjedhjes ka tronditur familjen Bislimi në lagjen Hajvalia të Prishtinës, ku hajnat kanë bërë kërdi.

Rasti dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh dhe u denoncua nga tre anëtarë të kësaj familje, që raportuan se kanë pësuar humbje të mëdha nga vjedhja në shtëpinë e tyre në rrugën “Ali Duli”.

Sipas informacioneve të para hajnat kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash prej 9,000 euro, stoli të ndryshme në vlerë të 7 mijë eurove dhe gjësende luksoze në vlerë të mijëra eurove.

Bazuar në dëshminë e viktimave, përveç këtyre, janë vjedhur edhe materiale ndërtimore dhe pajisje elektronike, duke e çuar dëmin total në rreth 30,000 euro.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen dhe të kapen të dyshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit