Ikona e muzikës Madonna ndau disa foto zbuluese në një postim të ri në Instagram. Këngëtarja 65-vjeçare ka ndarë me fansat e saj një foto të edituar të vetes krah Marilyn Monroe duke buzëqeshur në një pishinë.
Në foton e radhës ajo tregoi nga afër bizhuteritë që mbante në qafë.
Mirëpo, në imazhet pasuese këngëtarja u shfaq pa bluzë dhe pozoi topless për aparatin fotografik, me flokët e saj të gjatë biondë që i mbulojnë gjoksin.
Në foton e fundit e cila tërhoqi edhe më shumë vëmendjen, këngëtarja shihet në një shtrat teksa një person i paidentifikuar qëndron i shtrirë pas saj. Ylli para pak kohësh njoftoi ndarjen nga ish-partneri më i ri në moshë.