Hysni Gucati, tani kryetar i OVL-UÇK-së dhe njëri nga ish të burgosurit në Hagë ka rrëfyer për përjetimet e tij atje bashkë me shokët e tij të luftës, disa prej të cilëve vazhdojnë të jenë në burg.
Derisa ka folur për pozitën të cilën e ka marrë si drejtor, ai thotë se nuk është i kënaqur pasi shokët e tij të luftës vazhdojnë të jenë në burg.
Në lidhje me përkrahjen e Qeverisë për veteranët dhe shokët e tij të luftës, Gucati ka dhënë kritika.
“Një Qeveri që nuk e viziton Organizatën e Veteranëve të Luftës, një Qeveri që nuk i viziton bashkëluftëtarët tonë që janë në Hagë atje, kryeministrin, dy kryetarët e parlamentit, Rexhep Selimin, Sali Mustafën, Pjetër Shalën dhe të tjerët tash që janë atje për mua është non sens”, ka thënë Gucati.
Ai ka thënë se kjo Qeveri nuk e meriton emrin Qeveri pasi që sipas tij kryeministri i vendit do të duhej të bënte së paku një vizitë në Hagë gjatë 4 viteve të tij në pushtet.
Sipas tij, veteranët e luftës në gjendje kaq të keqe shëndetësore kanë qenë vetëm pas luftës dhe sot.