Grupi i Deçanit ka propozuar ngritjen e një kryqi të madh në Podujevë në lartësi prej 70 metrash.
Njoftimi i plotë:
“Çfarë mendoni për idenë e ndërtimit të një strukture 70 metra të lartë në njërën nga majet më të larta të Llapit, që është pronë e imja? Kjo ndërtese do të kishte dukshmëri normale deri në 30 km, ndërsa gjatë natës do të arrinte dukshmërinë deri në 70 km. Konstrukti do të ishte i gjithë nga çeliku.
Më i larti në Gadishullin Ilirik është aktualisht 66 metra në Shkup, ku është gjithashtu një atraksion turistik.
Ky simbol do të përfaqësonte njëkohësisht një kryq dhe një shpatë, si një homazh për Gjergj Kastriotin. Përballë këti simboli do të ngrihej edhe truporja e Zojës së Llapit” thuhet në propozimin e Grupit të Deçanit.