Wednesday, July 23, 2025
spot_img

Gruda i qartë: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat

Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvillua sonte në “Rubikon”.

Propozimi i Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit nuk po kalon, e lidhur me këtë ka folur deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda.

Ai thotë se Haxhiun si kryekuvendare nuk e voton, edhe nëse Bedri Hamza bëhet kryeministër.

“Nuk e lejojmë të ndërtohet një diktat, kur ne votojmë qysh thotë një lider politik, nuk votojmë nën diktat politik. Edhe me kusht nëse Bedri Hamza bëhet kryeministër në fund të këtij procesi, unë nuk votoj nën diktat, as PDK-ja”, u shpreh Gruda.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit