Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi, pasi i njëjti dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
I dyshuari kishte sulmuar gruan e tij, pasi ajo kishte shkuar tek familja e saj, kurse edhe i dyshuari kishte shkuar tek familja dhe e ka kanosur me pistoletë.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë i dehur është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4 fishekë.
“Rahovec / 26.08.2024 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima kishte shkuar tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari kishte shkuar edhe tek familja e saj dhe e kishte kanosur duke ekspozuar një pistoletë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë i dehur është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.