spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Gruaja nga Mitrovica raporton keqtrajtimin e vazhdueshëm nga burri, Policia i gjen armë e mbi 200 fishekë

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga Mitrovica, e cila e denoncoi bashkëshortin e saj.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, viktima ka deklaruar se ka përjetuar dhunë fizike e psikike sistematikisht nga burri, por nuk e kishte raportuar asnjëherë në Polici.

Rasti i fundit e shtyu atë të kërkojë ndihmë, me ç’rast ajo vendosi ta denoncojë atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Policia ka kryer edhe kontroll te shtëpia e tij, ku ka gjetur një armë AK-47 dhe mbi 200 fishekë, që i mbante ilegalisht.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje” dhe për veprën “Armëmbajtje pa leje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit