spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Gruaja në Gjakovë e denoncon burrin abuziv dhe shkon te familja e saj, 70-vjeçari arrestohet dhe lirohet

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga Gjakova, e cila e ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se burri i saj 70-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike, por në rastin e fundit për të mos mbaruar me kaq, edhe e ka kërcënuar seriozisht.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar dhe frikësuar se mund t’i ndodhë diçka më e keqe, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku e ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar për shkak të probleme shëndetësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit