spot_img
spot_img
Saturday, January 25, 2025
spot_img
spot_img

Grenelli shpërndan postimin e LDK-së për takimin me kompaninë amerikane për LNG

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpërndarë një postim në X të Visar Azemit, kandidatit për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë postim, Azemi njoftoi për një takim që ai, bashkë me anëtarin tjetër të Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme me një kompani amerikane nga Teksasi që merret me furnizim me gaz natyror të lëngshëm (LNR).

“Sot u takuam me një furnizues amerikan të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Teksasi. Është e qartë se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me prodhuesit dhe furnizuesit amerikanë. Ndërtimi i një termocentrali LNG është prioriteti ynë kryesor, jo vetëm për sigurinë energjetike, por për qëllime kombëtare dhe strategjike”.

spot_img

“Dua të falënderoj gjithashtu Richard Grenell që na vuri në kontakt me këta partnerë të energjisë. Le ta bëjmë Kosovën të madhe”, shkroi Azemi.

Për këtë takim njoftoi edhe Berat Rukiqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit