spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Grenell: Situata në Kosovë ishte më e mirë gjatë administrimit të Donald Trumpit

Ish i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, u tha gazetarëve në Nju-Jork se nuk ka dyshim se situata në lidhje me Kosovën ishte më e mirë gjatë administrimit të Donald Trumpit, duke shtuar se është i zhgënjyer që gjithçka që u ra dakord derisa Trumpi ishte president, dështoi.

“Jam i zhgënjyer që gjithçka që Trumpi bëri mirë në rajon është thyer. Nuk kam nevojë t’ju them juve, as miqve të mi shqiptarë ose njerëzve në rajon në përgjithësi, se situata është më e keqe nën administratën e Bidenit”, tha Grenelli.

Ai shtoi se “nuk është i sigurt që Kamala Harris e di se ku është Ballkani”, gjë që, siç thotë, e trishton.

Sipas tij, ajo nuk është e fokusuar në atë çështje.

“Nuk ka dyshim se gjërat ishin më mirë nën administrimin e Trumpit” përsëriti Grenelli.

I pyetur nëse do të zhvillohet miqësia e sinqertë mes SHBA-së dhe Serbisë nëse Trumpi fiton zgjedhjet në SHBA, Grenelli tha se Serbia dhe Amerika janë të lidhura me miqësi të sinqertë, pavarësisht se kush është në krye të SHBA-së, sepse të dy vendet kanë një histori të gjatë të marrëdhënieve.

Ai përcolli gjithashtu se në bisedimet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, këshilla e tij ka qenë gjithmonë që Serbia të largohet nga Rusia dhe Kina dhe të afrohet me Perëndimin dhe SHBA-në.

“E ardhmja e Serbisë është të jetë gjithmonë me Amerikën, jo me Rusinë dhe Kinën”, shprehet i bindur Grenelli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit