Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore të të thellë dhe me përmbysje të madhe me rezultat 5:2 ndaj Heidenheimit.Granit Xhaka shënoi eurogol e çoi në këmbë gjermanët!
Xhaka ka shënuar nga rreth 17 metra e në këndin e epërm të djathtë, 5:2 pikërisht në minutën e 82-të.
Në minutën e 30-të Granit Xhaka ka asistuar e Palacios ka realizuar për 1:2 dhe me pas Schick (32′) ka barazuar rezultatin 2:2.
Heidenheim ka befasuar me dy gola të shpejtë.
Në minutën e 10-të shënoi Dorsch dhe Honsak në atë të 21-tën, për 0:2.
Xhaka doli në skenë dhe i dha zemër ekipit në momente krize të rezultatit duke asistuar dhe u shkri epërsia e rivalit.
Schick shënoi në minutën e 52-të e 71′ për 4:2 dhe Xhaka për 5:2 në atë të 82-tën.
Pas javës së 11-të, Bayer renditet në vend të 4-të me 20 pikë e Heidenheim në të 18-tin me 10 sosh.