Fahri Ademi dyshohet se është plagosur nga të shtënat me armë gjatë një grabitje të armatosur në Prishtinë paraditen e të hënës.
Ademi, një punëtor sigurimi i një kompanie private, po bartte mjete financiare nga një bankë komercial pranë qendrës tregtare “Albi Mall”, kur u sulmua me armë zjarri nga katër persona të armatosur.
Ademi është 42-vjeçar nga Vushtrria.
Sipas informatave te para, ai dyshohet se është plagosur në pjesën e shpinës dhe aktualisht është duke pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.