Friday, March 28, 2025
spot_img

Grabitja e armatosur afër “Albi Mallit”, kjo është gjendja shëndetësore e sigurimit dhe grabitësit

Që nga e hëna e kaluar, Fahri Ademi po vazhdon trajtimin në Klinikën Intenzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

42-vjeçari u plagos nga të shtënat me armë zjarri gjatë një grabitjeje të armatosur afër qendrës tregtare “Albi Mall”.

Drejtori i Klinikës së Intenzivës, ka thënë se po bëjnë maksimumin që gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.

“Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv këtu në QKUK. Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet e njëjtë, pa ndonjë ndryshim. Ne po vazhdojmë të bëjmë përpjekje të pa ndërprera,” ka thënë Uka.

Në po të njëjtën Klinikë qëndron edhe i dyshuari për këtë grabitje, Millosh Vukojeviq, gjendja e të cilit po ashtu vazhdon të jetë e rëndë. Ndryshe, paraditen e së hënës, katër persona të maskuar, me armë të gjata, sulmuan në Prishtinë një furgon që po transportonte para të bankave komerciale.

Tutje, prokuroria ka njoftuar se, në bashkëpunim me hetuesit policorë, vazhdon të jetë në kërkim të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë rast.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit