spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Google arrin marrëveshjen 32 miliardë dollarëshe për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike

Kompania mëmë e Google, Alphabet, ka arritur një marrëveshje për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike Wiz për 32 miliardë dollarë raportoi The Financial Times ditën e Marte ndërsa citonte burime të afërta me çështjen.

Blerja e Wiz do të fuqizonte biznesin cloud të Google duke konkurruar më mirë me rivalët si Amazon dhe Microsoft.

Marrëveshja do të ishte blerja më e madhe e Alphabet, shumë më e lartë sesa 23 miliardë dollarë që do të paguante për Wiz po të kishte mbyllur blerjen vitin e kaluar.

Wiz u tërhoq nga marrëveshja për shkak të presionit rregullator. Asokohe Wiz tha se do të përqendrohej tek oferta fillestare publike (IPO.)

Pritet që blerja të bëhet publike ditën e sotme thoshte raporti i FT ndërsa asnjëra prej kompanive nuk ka komentuar. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit