Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, vitin e ri e nisi me vizitë te bashkëpartiaku i tij, Mefail Bajqinovci.
Bajqinovci u shpreh i lumtur pas kësaj vizite, duke treguar se bisedat ishin të ngrohta dhe të jashtëzakonshme mes tyre dhe prindërve të tij.
“Viti i Ri 2025 filloi me një mysafir të veçantë në shtëpinë time– Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Biseda e ngrohtë dhe e jashtëzakonshme me prindërit e mi dhe Kryetarin ishte një fillim i mrekullueshëm për këtë vit të ri. Faleminderit për vizitën dhe urimet e përzemërta. Le të jetë ky vit i mbushur me shëndet, suksese dhe harmoni për të gjithë!”, deklaroi ai.