Kryetarit i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Këto homazhe janë bërë në ditën e 28 nëntorit, e cila përveç ditës së shpalljes së Pavarëisë së Shqipërisë, shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Përveç homazheve në Prekaz, pritet që kryetari i Kuvendit të bëjë homazhe edhe tek memoriali i Isa Boletinit në Boletin.
Ndërkaq, siç është paralajmëruar nga Kuvendi, homazhet do të zhvillohen edhe te shtatorja e Ismail Qemailit në Prishtinë.