spot_img
Wednesday, January 8, 2025
spot_img

Gjykimi i Enver Hadrit, flet vajza e tij: Gjykata në Bruksel vendosi ta nisë procesin për herë të dytë

Gjykata Penale në Bruksel ka marrë vendim dje që të nisë procesi për të dytën herë ndaj tre serbëve, Veselin Vukotiqit, Andrija Drashkoviqit dhe Bozhidar Spasiqit, të cilët dyshohen për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri.

Lajmin e ka konfirmuar vajza e Enverit, Teuta Hadri, e cila tha se presin që vendimi të jetë i njëjtë si në vitin 2016.

“Gjykata ka vendosur që të nisë procesi për të dytën herë. Ne presim që elementet që kanë qenë në vendimin e vitit 2016, janë ende aty”.

“Në nëntor të vitit 2016, ata janë dënuar me burgim të përjetshëm, më pas ata kanë bërë ankesë ndaj vendimit dhe për shkak se nuk kanë qenë aty, janë dënuar në mungesë.  Ndërsa dje është zgjedhur juria dhe një avokat është tërhequr, avokati i Vukotiqit është tërhequr. Tash do t’i kemi tri javë gjykim deri në fund të janarit”, tha Hadri për klanin.

Teuta Hadri më tej tha se në vitin 2023, në lidhje me rastin e ka kërkuar ndihmën e qeverisë së Kosovë, ku bëri të ditur se është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

“E kam kërkuar ndihmën e qeverisë, jam takuar me kryeministrin në vitin 2023 dhe kam biseduar me zonjën Gërvalla para rreth tri javësh dhe po pres që ta di pozitën e qeverisë në këtë gjykim”.

“Deri tash s’kam marrë asnjë përgjigje zyrtare nga ta”, tha Teuta Hadri, e bija e veprimtarit të shquar shqiptar, Enver Hadri.

Ditë më parë, media në gjuhën angleze “The Brussels Times” raportoi se Gjykata Penale në Bruksel i ka dënuar me burgim të përjetshëm tre serbë për vrasjen e veprimtarit shqiptar, Enver Hadri. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit