Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar ashpër duke kërkuar që Gjykata Speciale të mos ndalet vetëm në disa individë, por të godasë edhe grupet që, sipas tij, e shfrytëzuan luftën për përfitime kriminale, transmeton GazetaKosova.net
Ai thekson se drejtësia duhet të bëjë dallimin mes luftëtarëve të vërtetë të lirisë dhe atyre që përdorën luftën për zhvatje dhe krim, duke përmendur raste të abuzimit me fondet e bashkatdhetarëve, shitjen e armëve në Durrës dhe keqpërdorimin e luftës për ndarjen e pasurive dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë.
“Kurrr nuk do ta barazoj luftëtarin e vërtetë me ata që vjedhën miliarda apo që bënin lista për ndarjen e tokave dhe fabrikave,” deklaroi ai, shkruan GazetaKosova.net
Halilaj shtoi se nuk i intereson se si e quajnë portalet e lidhura me “Pronto mafian”, duke lënë të kuptohet se nuk ka frikë nga asnjë etiketim mediatik.
Postimi i plotë:
Ngoni:- për qellime të drejtesisë, Gjykata Speciale, duhet të Godas edhe disa grupe.
Kjo, jo vetem qe i sherbën bindjes ndaj forcimit të Ligjit, por edhe benë dallimin mes Luftetarëve të Lirisë dhe Zhvatësve të cilet e përdorën Luftën pë qellime puro-kriminale.
Kurrrrrrr, nuk do ta barazojë Luftëtarin e vertet, me ata qe vjedhen deri në 1.2 miliard marka të bashkëatdhetarëve, ata qe në Durres i shiten armët qe bashkëatdhetarët i kishin blerë për UÇK- në, ata qe gjatë luftës benin lista për ndarjen e tokave/fabrikave, dhe eleminimin e kundershtarëve politik.
…….Hiiiiiiq bre se kam problem, si me quajnë portalet e Pronto mafiës….(.)