spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Gjykata e Bosnjës lëshon urdhërarrest të ri për Dodikun dhe zyrtarët serbë

Gjykata e Bosnjes dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhërarrest të ri mbarëkombëtar për presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik, kryeministrin e entitetit, Radovan Viskoviç, dhe kryetarin e Kuvendit, Nenad Stevandiç.

Urdhërarresti është lëshuar pasi presidenti Dodik ka injoruar një urdhërarrest të mëparshëm, të lëshuar javën e kaluar.

Ky urdhërarrest i ri nënkupton se çdo polic që ka kontakt me këta zyrtarë duhet t’i arrestojë menjëherë.

Urdhri mbarëkombëtar aktivizohet kur personat që kërkohen nga zyra e prokurorisë në nivel shtetëror nuk paraqiten për t’u marrë në pyetje. Këta të fundit akuzohen për veprime antikushtetuese.

Përveç kësaj, Millorad Dodik ka postuar në rrjetin social “X” se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare, ndërsa është e paqartë nëse kjo polici do të veprojë përgjatë vijës administrative midis entiteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit