spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Gjuriqi: Sfida më e madhe e Serbisë është situata në Kosovë dhe…

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se procesi i dialogut me Kosovën është sfidues.

Gjatë qëndrimit të tij në Qipro, Gjuriqi ka shtuar se për Serbinë sfida më e madhe është situata në Kosovë.

Ai tha se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës ndikon në lidhjen e Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, raporton “Tanjug”.

“Dialogu me Prishtinën është sfidues, por Serbia mbetet e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore dhe demokratike. Sfida më e madhe e Serbisë është situata në Kosovë dhe mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare për pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë është problem i rëndësishëm për Serbinë, gjë që ndikon në aftësinë e Serbisë për t’u lidhur plotësisht me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit