Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.
Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, ku ka pasur edhe të plagosur.
Lexuesit i kanë dërguar pamje mediumit, ku një person shihet i shtrirë në tokë.
Në vendngjarje janë parë edhe Policia e Kosovës.
Gazeta ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për t’ua marrë një version, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.
