Thursday, March 27, 2025
spot_img

Gjesti shokon me rrëfimin: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

Gjatë spektaklit të sotëm në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka ndarë një pjesë të rëndësishme të jetës së tij, duke zbuluar momentet më të vështira që ka kaluar.

Ai tregoi se ka jetuar në një shtëpi njëkatëshe në kushte shumë të vështira, ku një mur e ndante nga lopët që kishin pasur dhe që i ushqenin familjen e tij.

Gjesti ka shpërthyer në kujtime të hidhura, duke treguar se babai i tij ka punuar shumë për të mbajtur familjen.

Ai ka pranuar se ka qenë një djalë i rrugës, duke u rrethuar me shoqëri të keqe dhe duke shkelur disa herë besimin e familjes. “Kam marrë hashash në moshën 12-vjeçare”, tha më tutje ai.

Nuk isha vetja, nuk e doja veten, vendosa të largohem nga bota”, ka treguar ai.

Gjesti ka theksuar se ka pasur një periudhë të vështirë, dhe për këtë ka kërkuar falje.

Ai ka shtuar se me ndihmën e Zotit ka arritur të falet dhe t’i kërkojë falje për gjynahet që ka bërë.

Një moment i veçantë ka qenë kur babai i tij ka mësuar për herë të parë se ai kishte pirë hashash.

“Kur e ka marrë vesh babai që e kam pirë hashashin për herë të parë, ia kam marrë lotin në sy. Shumë e vështirë, lotët ia pashë babait duke qarë”, ka thënë Gjesti.

Ai gjithashtu ka ndarë se ka ikur nga familja në moshën 18-vjeçare për të realizuar ëndrrën e tij, dhe ka kaluar shumë vështirësi.

“Kam fjetur jashtë para studiot të muzikës dhe askush nuk ma ka hapur derën”, ka treguar Gjesti.

Në fund, ai tha: “Për ata jam këtu, unë jetoj për ta, ata dua t’i shoh mirë dhe u kry”. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit