spot_img
Thursday, March 6, 2025
spot_img

Gjesti nuk ka të ndalur, puthet në ‘buzë’ me këtë banore – VIDEO

Ola Zenelaj ka shkaktuar një tjetër lëmsh në shtëpinë e Big Brother VIP, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veprimet e saj. Pas një darke të ngrohtë me Laert Vasilin, ajo ka shprehur pëlqimin për banorin tjetër, Joz Markun, duke krijuar kështu një atmosferë të tensionuar. Por, lëvizjet e saj nuk janë ndalur këtu.

Në ditën e sotme, një tjetër situatë ka kapur vëmendjen e të gjithë banorëve dhe fansave.

Gjestit, banori nga Kosova, i është drejtuar Olës me një propozim të papritur, duke i kërkuar që të flenë së bashku – një shaka kjo, por që nuk ka kaluar pa shkaktuar reagime të forta.

Më pas, ka pasur një moment të nxehtë mes tyre, duke shkëmbyer puthje në buzë, përmes xhamit.

Në bisedën e tyre, Gjesti e pyeti Olën: “A po vjen flemë bashkë sonte?”, ndërsa ajo i ktheu një përgjigje me humor: “Me një jorgan, jo me dy”.

Ky flirtim i Olës vjen pas një debati të ashpër që kishte Gjesti me Egli Takon për një nishan, çka ka shtuar edhe më shumë dinamizëm në këtë edicion të Big Brother VIP.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit