spot_img
Thursday, March 13, 2025
spot_img

Gjesti me ‘gabim fatal’, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë

Një debat i ndezur mes këngëtarit kosovar Gjestit dhe banorit Vserlo ka shkaktuar ‘tërmet’ në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, kështu duke tërhequr vëmendjen e publikut në orët e vona të natës.

E gjithë përplasja nisi kur Gjesti e kritikoi ashpër Vserlon për përdorimin e termit “modele bullgare”, duke e akuzuar për mënyrën e etiketimeve të tij ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë.

Situate u tensionua, dhe ndërkohë që Gjesti po përpiqej të justifikonte fjalët e tij, një gafë në gjeografi shpërtheu dhe bëri që debati të merrte një drejtim të papritur.

Në një moment të pasigurt, Gjesti tha: “Ti je që thua modele prej Bullgarisë, Bullgaria e dinë të gjithë kush është. Ti e ke përmendur Bullgarinë, jo unë. Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë!”, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga të banorët të cilët ishin aty.

Për të korrigjuar gafën, Rozana ndërhyri menjëherë: “Jo, jo zemra ime, gabim e ke. Kryeqyteti i Bullgarisë është Sofia. Bullgaria është shtet, nuk ka lidhje me Serbinë.”

Por, pavarësisht ndërhyrjes, Gjesti qëndroi në qëndrimin e tij, duke u shprehur: “Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë, mesa di unë”.

Ky moment jo vetëm që shkaktoi përplasje të menjëhershme mes banorëve, por gjithashtu shpërtheu në rrjetet sociale, ku përdoruesit nuk i kursyen memet dhe komentet humoristike.

“Gjeografia sipas Gjestit” u bë menjëherë një temë e nxehtë në platformën X (ish-Twitter), ku edhe videoja e këtij momenti ka qarkulluar me të madhe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit