Friday, May 2, 2025
spot_img

Gjesti “i zë fronin” Luiz Ejllit

Ditën e shtunë i erdhi fundi sezonin të 4 të “Big Brother Vip Albania”, fitoren e të cilit e rrëmbeu artisti nga Kosova, Gjesti.

Një person hiperaktiv, me një energji pozitive, Gjesti arriti të rrëmbente zemrat e publikut shqiptar dhe fitoren e “BBVA4”.

Një fitore e cila i solli sukses dhe në pjesën tjetër.

Numri i ndjekësave si dhe performanca e  profilit të tij nëpër rrjet është përmirësuar me shifra 6 shifrore.

Ajo që është vënë re në rrjet mbetet fakti se mesa duket Gjesti po arrin të rrëmbejë më shumë vëmendje sesa fituesi i edicionit 2 të këtij spektakli, Luiz Ejlli.

Kutojmë se Ejlli nga një artist i cili qëndronte larg rrjetit, me fitoren e “BBVA2” theu rekord shikueshmërie si dhe ndjekësash në Instagram, por jo vetëm!

E njëjta gjë, madje akoma më mirë po ndodh me Gjestin.

Në videon e postuar në profilin e tij ku shfaqet momenti i shpalljes së fituesit të “Big Brotherit”, ka bërë xhiron e rrjetit duke numëruar më shumë se 185 mijë pëlqime, 7800 e ca komente dhe 3900 e ca shpërndarje. Me këtë performancë, Gjesti ka rrëmbyer rekordin që Luiz Ejlli theu para dy vitesh, ku në videon ku ai shpallet fitues numëronte 184 mijë pëlqime.

A do të jetë Gjesti një person po aq i dashur dhe i njohur në rrjet sa Ejlli? Kjo nuk dihet akoma, por deri më tani shifrat flasin vetë. 

Image

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit