Wednesday, April 23, 2025
spot_img

Gjesti i ashpër ndaj Jozit: Unë mangup nuk jam, u kry Big Brother-i, çka do nga unë?

Në këtë edicion të “Big Brother”, Jozi Marku dhe Gjesti kanë pasur një mori debatesh që kanë tensionuar atmosferën në shtëpi.

Këngëtari nga Peja ka qenë ai që e përjashtoi fillimisht Gjestin për shkak të ofendimeve të rënda, ndërkohë që pas rikthimit të tij, ngacmimet dhe fërkimet mes dy artistëve vazhduan të shtohen.

Në ditën e sotme, tensioni mes tyre arriti kulmin. Jozi, duke vazhduar me sjelljen e tij të zakonshme të zgjuarit të shokëve nga gjumi, shqetësoi Gjestin, i cili reagoi me nervozizëm.

Ky i fundit i tha Jozit se ai nuk mund të duronte më sjelljen e tij dhe se “Big Brother” ishte praktikisht përfunduar për ta.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gjesti: “Nuk të duron askush, të vjen te shtëpia ta ngre veshin, të thotë ‘më lër rehat’, nuk e kam me kuptim të keq.”

Jozi: “Shyqyr që e përfundon kështu debatin.”

Gjesti: “Unë mangup nuk jam, a je duke kuptuar? Po them të vazhdosh edhe jashtë si je duke vazhduar me mua, kryhet sendi.”

Jozi: “Jashtë është tjetër gjë.”

Gjesti: “E po në rregull.”

Jozi: “Me vazhdu jashtë kështu, e di ti se çfarë të ndodh, besoj e ke pak se si fluturon.”

Gjesti: “Shijoje, akoma vjen me më zgju prej gjumit, po u kry, u burrë, u kry Bigu, në javën tjetër ecim të gjithë. Edhe çka po don? U kry Bigu.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit