Mbrëmja e së martës në Big Brother VIP Albania solli debate të ashpra mes banorëve, ndërsa vëmendjen e mori një moment i pazakontë me deklaratën e Gjesti.
Gjatë një debati të ndezur mes Eglit dhe disa prej banorëve të tjerë, ku u përmend se ajo qëndron pas Gjesti për shkak të simpatizantëve të tij nga jashtë, ky i fundit ndërhyri me një koment të papritur.
“Nëse kam aq shumë fansa, po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in pra, se nuk e di çfarë kanë,” tha Gjesti me një ton të shkujdesur, duke shtuar: “Unë nuk e shpëtoj këtë (Eglin). Nuk e di çfarë keni me mua”.