spot_img
Sunday, March 23, 2025
spot_img

Gjesti e kap nga flokët Eglin?

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku protagonistë janë Gjesti dhe Egli.

Në disa video që po qarkullojnë gjerësisht në X (ish-Twitter), dyshja shfaqen në një moment loje dhe shakaje, por një gjest i Gjestit ka ngjallur reagime të shumta.

Në një prej imazheve, ai shihet duke e kapur Eglin nga flokët, veprim që nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e madhe e ndjekësve të reality show-t.

Pavarësisht se situata ndodhi në suaza të normales, shumë shikues kanë reaguar ashpër, duke e cilësuar sjelljen e Gjestit si të papërshtatshme.

Komentet në rrjetet sociale janë të ndara: disa e mbrojnë atë, duke theksuar se gjithçka ka qenë pjesë e një loje mes tyre, ndërsa të tjerë argumentojnë se një veprim i tillë ndaj një vajze nuk duhej të ndodhte, qoftë edhe në shaka.

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka qenë e tensionuar që pas rikthimit të saj në shtëpi, duke mos e lënë pas historinë e tyre të mëparshme. Ky moment ka shtuar edhe më shumë polemikat mbi dinamikën mes tyre, duke bërë që fansat të diskutojnë me pasion zhvillimet e fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit