Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode ka theksuar se Gjermania i bashkohet SHBA-së në shprehjen e shqetësimit dhe zhgënjimit për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës.
Rode, në rrjetin social “X”, me rastin e aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Veri që rezultoi me mbylljen e institucioneve paralele që kanë vazhduar të funksionojnë në katër komunat veriore, ka thënë se njoftimi nuk ka qenë konsultim.
“Kjo duhet të ndryshojë. Ne duam të heqim masat dhe të vazhdojmë me integrimin rajonal dhe evropian të Kosovës. Pa regjim të mëtejshëm të krizës së panevojshme”, theksoi ai.