Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.
Brahimaj pë rmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thë në se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marrë hov në shpërndarje të panikut e konfuzionit.
“Kjo nuk është politikë që pritet nga Ministri i Mbrojtjes. Një Ministër që tërë kohën i ‘tregon’ ushtarëve që ‘lufta po nis’. Ushtarët që i ka lënë të uritur e me pasulin sekret shtetëror, tash as nuk i besojnë këtij Ministri llafazan, as nuk e kuptojnë këtë frikë maksimale të tij”, ka shkruar ai.
Brahimaj ka thë në se “Paramendojeni, Ukraina është në luftë të tmerrshme me Rusinë që gati 3 vjet dhe Ministri atje i jep shpresë ushtarëve. Nuk frikësohet lidershipi kështu sikurse po bën ky i joni!”.