Wednesday, May 7, 2025
spot_img

Gjenerali amerikan viziton Kosovën për përgatitjet për ushtrimin “Defender 2025”

Gjatë kësaj jave Gjenerali amerikan nga Garda e lowas, Stephen Osborn, ka qëndruar në Kosovë për të cilën ka zhvilluar edhe disa takime.

Në një njoftim në rrjetin social në platofrmën X, ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se Osborn ka takuar komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, ku gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për pjesëmarrjen e FSK-së dhe përgatitjet për ushtrimin “Defender Europe”.

“Vizita përforcoi partneritetin 14 vjeçar ndërmjet Gardës Kombëtare të Ioëa-s dhe FSK-së, pasi të dyja forcat vazhdojnë të punojnë krah për krah në mbështetje të tranzicionit të FSK-së në një forcë të mbrojtjes territoriale dhe një të ardhme më të sigurt”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit