Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka thënë se në çdo lagje është duke u vërejtur vendosmëria për ndryshim.
Pas takimeve në lagje të ndryshme të Gjakovës, Brahimaj ka thënë se dëshmohet se Kosova Fituese është zgjedhja e popullit.
Me këtë mbështetje të qytetarëve Brahimaj beson se do të realizohet anëtarësimi në NATO.
“Në çdo lagje të Gjakovës dhe në çdo bashkësi lokale të Klinës, vërehet vendosmëria e qytetarëve për ndryshim. Takimet e përzemërta me banorët e lagjeve të Gjakovës; Bllok i Ri, Çarshi e Vogël e Gece, si dhe me bashkësinë lokale të Sferkës së Gashit në Klinë, dëshmojnë fuqishëm se Kosova Fituese është zgjedhja e popullit. Bashkë me qytetarët po ndërtojmë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Mbështetja juaj është energji shtytëse për realizimin e projektit tonë kombëtar – anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional, për një të siguri të përhershme dhe jetë më të mirë për të gjithë”, thuhet në postimin e Brahimajt në Facebook.