Thursday, May 8, 2025
spot_img

Gjeneral Bashkim Jashari viziton vendin ku prodhohen dronat “Bayraktar”, reagon kompania turke

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Bashkim Jashari, ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Kombëtare të Teknologjisë “Özdemir Bayraktar” në Turqi, të shoqëruar nga një delegacion ushtarak.

Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Kompania turke Baykar, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se është ndjerë e nderuar që ka mirëpritur Gjeneral Jasharin dhe delegacionin e tij në qendrën e saj teknologjike.

Baykar është një nga kompanitë më të njohura në industrinë e mbrojtjes në Turqi, e specializuar në zhvillimin e dronëve të avancuar dhe sistemeve të tjera të teknologjisë ushtarake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit