Thursday, October 17, 2024
spot_img

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq – Policia jep detaje

Është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Hade të Obiliqit.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar mjekët, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Ahmeti bëri të ditur se policia me kujdes të shtuar po trajton rastin.

“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit.. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët  emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht  policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen“, ka thënë Ahmeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit