spot_img
Monday, March 10, 2025
spot_img

Gjakovë: Burri e rrah gruan pasi u rrëzua fëmija i tyre, viktima kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Të dyshuarit për këto ngjarje të trishta që po përfundojnë edhe tragjikisht, në shumicën e rasteve janë djemtë dhe burrat, ndërsa viktima vajzat dhe gratë.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë.

Një 37-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, pas një debati verbal që plasi mes tyre.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e sulmoi gruan pasi djali i tyre i vogël u rrëzua dhe në shenjë revolte u kap me të.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa gruaja bashkë me fëmijën ka shkuar te familja e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit