spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Giorgina shtrohet në spital, gruaja e Ronaldos zbulon se cili është shkaku

Georgina Rodriguez jeton një jetë ëndrrash që nga viti 2016.

Jeta e vajzës nga Jaca ndryshoi kur takoi Cristiano Ronaldon, dashurinë e saj të madhe dhe babanë e fëmijëve të saj.

Që atëherë, biznesmenja është bërë një nga femrat më të ndjekura dhe më të admiruara në botë.

Megjithatë, edhe njerëzit më të njohur në planet nuk janë të imunizuar ndaj komplikimeve shëndetësore.
Dhe, siç ka treguar modelja, ajo është shtruar në spital prej katër ditësh.

‘Gio’, e cila ka më shumë se 64.2 milionë ndjekës në Instagram, postoi në ‘story’: Më në fund në shtëpi! Kam katër ditë në spital me pneumoni”

“Tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time”, ka treguar partnerja e Cristiano Ronaldos.

Nga ana tjetër, Georgina nuk ka nguruar të falënderojë të gjithë personelin shëndetësor që është kujdesur për të gjatë këtyre ditëve.

“Më duhet të them një FALEMINDERIT të madh për të gjithë stafin, mjekët, infermierët dhe të gjithë në spital… Ju jeni kujdesur për mua dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë. Faleminderit të gjithëve për një qëndrim kaq të jashtëzakonshëm”, tha ajo, duke iu referuar spitalit gjerman në Riad.

Kur Gio mbërriti në shtëpi, gjeti një dhuratë nga fëmijët e saj. Ishte një buqetë shumëngjyrëshe me lule dhe një kartolinë me një mesazh shumë të dashur.

Kujtojmë se Georgina dhe Cristiano u takuan në vitin 2016, kur futbollisti shkoi në një dyqan Gucci në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh. Pjesa tjetër është histori.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit